Vërshimet gjithnjë e më të shpeshta, thatësirat, zjarret dhe fatkeqësitë e motit që nuk po ndodhin më thjesht “atje”. E gjithë kjo ishte parashikuar dekada më parë, në raporte e publikime të ndryshme të cilat japin zgjidhjen e qartë – investimi në energji alternative si dalje strategjike nga I gjithë shkatërrimi potencial që këto ndryshime paraqesin.
Si dikush, detyra e të cilit është të lexojë çdo ditë rezultatet e analizave të ndryshimeve klimatike, dhe si dikush që lexon raporte të fatkeqësive të motit që godasin të gjitha pjesët e botës, përfshirë Kosovën, krijon përshtypje në fund të ditës, që i gjithë planeti do ‘plasë’ përgjatë viteve në vazhdim.
Gjatë javëve të fundit, shumë pjesë të botës janë zhveshur prej jetës nga zjarret masive – nga thatësia që kishim në Kosovë (rajoni jug lindor i saj), zjarret në Rusi, Amazonë e deri në Afrike të mesme, e cila prinë për nga shkatërrimi, por gjithësesi mbetet gjithmonë jashtë vëmendjes mediatike. Gjitha këto ndodhi japin të njejtin mesazh, shumë të qartë bile – Klima po ndryshon, edhe ne jemi vonë dhe ‘shumë të hutuar që në fakt të merremi me të’! Fatmirësisht mediet e huaja, prezente në jetën tone sociale online, tregojnë se ne mund të ndërmarrim veprime individuale karshi këtyre problemeve, si reciklimi, ndarja e mbeturinave, mospërdorimi i ‘pipave’ të plastikës, kursimi i ujit, përdorimi i transportit publik, sjellje të cilat paraqesin shprehi të mira, gjithësesi siç thotë aktivisti George Monbiot – shprehitë e mira janë të mira deri sa nuk kërkojnë ndërrime radikale në sistem.
Kosova është për momentin është shumë e zënë me procesin zgjedhor në mënyrë që të mirret direkt me këtë temë, edhe pse në kohëra tjera, pra pa entuziasmin e të sharat e zgjedhjeve, nuk është se ndërmirren hapa ose politika të cilat do ndikonin në implementim të stratrgjisë në një ose mënyrë tjetër.
Gjithashtu vlen e njejta edhe për me problemet tjera mjedisore. Rishtazi kemi marrë raporte nga qytetarë të ndryshëm mbi ndërtim të hidrocentraleve të vogla të cilat janë duke ndodhur kryesisht në zona të mbrojtura natyrore si parqet nacionale (veçanërisht në Sharr), të cilat përveçëse janë ide të dobëta, të shitura në emër të zhvillimit të qëndrueshëm, po thyejnë edhe ato bariera ligjore mbi të cilat janë kontraktuar, duke zhytur shpresat mbi mundësinë e rruajtjes e promovimit të vlerave të mbrojtura të natyrës.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).